Nisja e vitit të ri shkollor, ja ora kur ndalohet qarkullimi i furgonëve të mallrave
Siguria në shkolla dhe ofrimi i kushteve sa më të mira për nxënësit janë prioritet i Bashkisë së Tiranës.
Pikërisht për tu siguruar se gjithçka është gati në nisje të vitit të ri shkollor, kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar shkollën Betim Muço në kombinat, prej ku edhe njoftoi se furgonët e mallrave nga e hëna nuk do të lejohen të qarkullojnë në mëngjes.
“Nuk do të ketë furnizime nga ora 07.00-09.00! Preshi, majdanozi, çamçakëzat, patatinat mund të presin pas orës 09.00, ose nëse janë jetike për dikë, t’i bëjë një natë më parë ose deri në orën 07.00 të mëngjesit”-tha Erion Veliak, kreu i Bashkisë së Tiranës.
Veliaj paralajmëroi se nën monitorim të rreptë do të jenë të gjitha aktivitetet që janë përreth shkollave.
“Siç kemi dakordësuar me ministrin Taulant Balla, do të shtohen kontrollet në të gjitha lokalet, në gjithë mini-marketet, në të gjitha pikat e fast-food-it, për sigurinë ushqimore, për t’u siguruar që nuk u shërbehet fëmijëve as alkool, as drogë, as diçka e paligjshme, që nuk duhet të ndodhë kudo, por sidomos në perimetrin e shkollës.
Detyrën e monitorimit bashkia ia ka adresuar edhe administratorëve drejtorëve dhe oficerëve që operojnë në shkolla. Nga na tjetër, nuk është lënë jashtë vëmendjes edhe situata shendetësore, për këtë qëllim bashkia ka kryer dezinfektimin e të gjitha mjediseve shkollore.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës