Eksperti: Takimi Osmani-Stoltenberg, një rikthim i Kosovës në arenën ndërkombëtare

9 Shtator 2023 | 14:00

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se takimi mes Vjosa Osmanit dhe Jens Stoltenberg nënkupton një rikthim të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Edhe pse takimi nuk ka shkuar siç pritej, sipas ekspertit, kjo nuk e zbeh rëndësinë e faktit që shefi i NATO-s ftoi presidenten e Kosovës.

“Nuk e pritëm një deklarim të ashpër të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, në radhë të parë me çështjet politike dhe të sigurisë në pjesën veriore që i takon Kosovës. Mbi të gjitha mund të themi tanimë se institucionet e Republikës së Kosovës, qeveria e Kosovës do të duhej të merrte shumë seriozisht kërkesat dhe sugjerimet, por në këtë rast ishte një urdhër në formën deklarative të cilën e ka bërë shefi i NATO-s. Kjo konfirmon faktin që Kosova deri më tani në pjesën vizuale na është dëshmuar që s’kemi qenë të koordinuar me faktorin ndërkombëtar dhe si pasojë qëndrimi tanimë është shumë i prerë dhe shumë i qartë se njësitë e specializuara të qeverisë së Kosovës nuk do të mund të lëvizin në pjesën veriore pa një dakordësi paraprake me komandatin e KFOR-it,” – u shpreh Shala.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026