Shpiragu| Shehu: E bënim ne me më pak para, kemi punuar me teknologji mizerabël
Inxhinieri i naftës Fatmir Shehu ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review”, në Euronews Albania ku foli në lidhje me zbulimin e rezervës së naftës në malin e Shpiragut.
Shehu tha në fjalën e tij se shteti shqiptar mund t’i bënte vetë ndërtimin e puseve të naftës me kosto më të ulët.
Ai theksoi se në të kaluarën Shqipëria ka hapur puse me një teknologji mizerabël dhe me teknologjinë e sotme mund të bëhej me kosto më të ulëta.
“Problem për mua janë kostot teknologjike. Një pus në vendburim mund ta çpohet për 25 milionë euro. Nga sipërfaqja deri në 6 mijë metra mund të bëhet për 25 milionë euro.
Nga eksperienca ime them se aty ka pasur shumë problem teknologjike. Këta nuk na kanë pyetur neve. Ka aavari, Bllokohet pusi aty e kanë lënë fare. Mirë po këto janë para, kush përgjigjet për këto para. Ne e kemi bërë për më pak me teknologji mizerabël. Me sonda të vjetra i kemi hapur unë e di çkemi hequr. Unë kam qenë autor i projektit teknologjik jo gjeologjik. Në bazë të eksperiencës time e bënim për më pak se Shelli punon me nënkontraktorë, Shelli sondën e ka kineze”, tha profesori.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android