Shqiptarja nga Stambolli: Abuzime me kanalizimet, nuk priteshin përmbytjet

11 Shtator 2023 | 07:58

Shqiptarja në Turqi, Linda Kalemi e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, foli në lidhje me problemet që kanë lënë përmbytjet në Turqi.

Ajo theksoi se Stambolli është betonizuar dhe se ka pasur abuzime me kanalizimet, e për pasojë përmbytjet shkaktuan një kaos të tillë në vend.

“Situata është më e qetë por dëmet që la janë problematike. Në të gjithë Turqinë, janë tre persona të humbur dhe tre persona të vdekur. Specialistët thonë se shiu i tre muajve ka rënë në një orë e gjysmë, kryesisht në Stamboll, në Ankara dhe në pjesën veriore. Shiu ishte i papritur këtë herë. Stambolli është betonizuar. Shumë kanë abuzuar me kanalizimet. Nuk ka mbetur asnjë pëllëmbë tokë që të thith ujin”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024