Ylli i Captain America, Evans martohet me aktoren Baptista në një ceremoni sekrete

11 Shtator 2023 | 10:25

Ylli i Captain America, Chris Evans është martuar me aktoren Alba Baptista në një ceremoni në shtëpinë e tyre në Massachusetts.

Evans dhe Baptista, u martuan në një ceremoni intime të shtunën, dasma ishte “e mbyllur fort” pasi të ftuarit nënshkruan NDA dhe telefonat u konfiskuan.

Lista e të ftuarve thuhet se përfshinte disa nga bashkë-yjet e Evans nga ekskluziviteti i Marvel, duke përfshirë Robert Downey Jr, Chris Hemsworth dhe Jeremy Renner.

Ylli i Avengers dhe aktorja luso-braziliane, e cila luan në serialin e Netflix, Warrior Nun, ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në nëntor, kur dolën raporte se ata ishin në lidhje për “mbi një vit”.

Evans, i cili gjithashtu luajti në Knives Out, la një koment flirtues në postimin e Baptista-s në Instagram rreth kohës kur u publikuan lajmet për lidhjen e tyre.

Aktori më vonë ndau fotot e tij me Baptista-n në llogarinë e tij në Instagram.

Ndërsa çifti ka qenë privat në lidhje me marrëdhënien e tyre, Evans tha nëntorin e kaluar se donte të martohej.

Ai i tha: Kjo është absolutisht diçka që unë dua, gruan, fëmijët, ndërtimin e një familjeje.

“Kur lexoni për shumicën e artistëve më të mirë, qofshin aktorë, piktorë, shkrimtarë, shumica prej tyre pranojnë se nuk ishte puna që ata bënë për të cilën ata janë më krenarë, ishte për marrëdhëniet, familjet, ata krijuan dashurinë që gjetën, dashurinë që ndanë.”

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026