“Asnjë tolerim nëse cenohet siguria rrugore” – Polici Baka flet për gjobat
Rreth 300 efektivë të policisë bashkiake do jenë në terren të vendosur kryesisht në 70 shkolla dhe në 30 kryqëzime kryesore bashkiake me 200 efektivë të policisë rrugore.
Këta të fundit, do të jenë për trafikun dhe sigurinë rrugore por dhe për të kryer kontrolle për zbatimin e urdhrit të bashkisë që në orarin 07:00 me 09:00, në Unazë të Mesme dhe të Vogël të kryeqytetit nuk do hyjë asnjë mjet i transportit të mallrave.
Gerhard Baka, specialist i trafikut rrugor i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se vazhdojnë me forma sensibilizuese për shoferët.
Më tej ai nënvizoi se nuk do të ketë tolerim për asnjë lloj kategoria, nëse cenohet siguria rrugore.
“Ne vazhdojmë me forma sensibilizimi dhe ndëshkimore në rastet kur cenohet siguria rrugore. Në rastet kur cenohet siguria rrugore, nuk do të ketë tolerim për asnjë lloj kategorie. Kjo është e vetmja mënyrë që ne të minimizojmë aksidentet rrugore. Në rastet flagrante kur parkimet janë në rresht të dytë, nuk do të ketë tolerime dhe pse ka justifikime nga shoferët”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- “500 € qiraja në Stamboll, nuk jetohet dot”-shqiptarja nga Turqia
- Shqiptarja nga Stambolli: Abuzime me kanalizimet, nuk priteshin përmbytjet
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:49 Rama reagon sërish për protestën: Shkallëzimi në dhunë fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “kosherja e zezë”
- 20:45 Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
- 20:09 Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard
- 20:03 Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore