Si lufta në Ukrainë mund të ndryshojë përgjithmonë Evropën Qendrore dhe Lindore
Euronews Perspective Show, nën moderimin e Euronews Bulgaria, analizoi përmes një emisioni të titulluar “Viti i luftës”, ndikimin që lufta në Ukrainë pati në Evropën Qëndrore dhe Lindore.
Në një lidhje nga Kievi u pasqyrua se si qytetarët atje jetojnë mes sirenave të luftës dhe frikës nga një bombardim i papritur që mund t’u rrezikojë jetën.
Gjithashtu Euronews Perspective Show analizoi ndikimin e luftës në ekonomi dhe rritjen e numrit të emigrantëve nga Ukraina të cilët largohen nga banaset e tyre për një vend më të sigurt.
Efektet goditëse të krizës në luftën e nisur mnë Ukrainë duket se do të vijojën gjatë.
Konflikti dramatik tani po rëndon negativisht kushtet e tregut ekonomik global duke e bërë pasigurinë më të madhe për çdo vend.
Para luftës, Ukraina ishte shporta e bukës në botë duke eksportuar 4.5 milionë ton prodhime bujqësore në muaj përmes porteve të saj: 12% të grurit të planetit, 15% të misrit dhe gjysmës së vajit të lulediellit (Evropaelirë). Çmimet e grurit kanë arritur në nivelet më të larta që nga mesi i vitit 2008, ndërsa tregjet u përpoqën të vlerësonin pasojat në furnizimet me drithëra nga konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës, dy nga eksportuesit më të mëdhenj në botë.
Pesha e Ukrainës në furnizimin me ushqime të Europës është shumë e lartë. Për këtë arsye, zgjatja e konfliktit po sjell vështirësi në tregjet europiane, dhe po sjell ndikim të drejtpërdrejt tek konsumatori me rritjen e çmimeve të artikujve bazë të shportës.
Po ashtu, një rritje e çmimeve globale të naftës po bën që familjet dhe bizneset të përjetojnë një situatë të rënduar ekonomike, duke i çuar ato në uljen e shpenzimeve.
Inflacioni gjatë vitit 2022 kapi shifrën e 16.9% në Bullgari, 16.4% në Rumani, 13% në Serbi, 10.4% në Gjeorgji dhe 6.7% në Shqipëri.
Ndiqni emisionin e plotë për të parë ndikimet e luftës në këto vende, por dhe si Ukraina po e ndryshon Evropën Qëndrore dhe Lindore.
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve