Kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit, Yuri Kim sërish thirrje partive: Kontrolloni emrat, mos minoni demokracinë

22 Janar 2021 | 11:09

Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë larg. Nisur nga kjo situatë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zgjedhur t’i përsërisë liderëve politikë paralajmërimin për të mos vendosur në lista persona me probleme me ligjin.

“Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Presidentit Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancë  para Senatit: Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”, shkruan Kim në një postim në Twitter, duke ripostuar mesazhin e 22 korrikut, ku theksohet se në listat e kandidatëve nuk duhet të ketë persona të inkriminuar.

 “Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”, ky është mesazhi i ri-publikuar i Yuri Kim. 

Më 25 prill, Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme. 

Mbi 800 mijë shqiptarët nuk e kanë rinovuar kartën e identitetit dhe nëse nuk kanë as pasaportë nuk mund të votojnë. 

Në total në zgjedhjet e 25 prillit kanë të drejtë vote 3.5 milionë banorë. 

Lexoni gjithashtu:

PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026