Berat, zjarr në pyllin me pisha në fshatin Sinjë

11 Shtator 2023 | 20:18

Një zjarr i madh ka rënë në pyllin me pisha dhe bimësi të dendur në fshatin Sinjë në Berat. Zjarri ka nisur në vendin e quajtur “Bregu i Murrizit” dhe si pasojë e erës dhe temperaturave zjarri u përhap me shpejtësi drejt zonës pyjore të mbushur me pisha e bimësi.

Në zonën e zjarrit kanë shkuar 3 grupe shërbimi me 25 punonjës dhe 5 mjete zjarrfikëse. Për shkak të mungesës së rrugës dhe terrenit të thyer malor, zjarrfikësit kanë luftuar për dy orë me zjarrin me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.

Zjarri është vënë nën kontroll dhe zona po mbahet nën monitorim nga punonjësit zjarrfikës, që mendojnë se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht një sipërfaqe rreth 1 ha me bimësi të egër dhe pisha. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz dhe në banesat që ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026