Mentor Kikia: Kush duhet ta drejtojë opozitën drejt zgjedhjeve përballë Ramës

11 Shtator 2023 | 21:48

Gazetari Mentor Kikia ngriti pyetjen në “Now me Erla Mëhillin” nëse do të ketë një figurë që do të vijë me një platformë dhe opozita ta pranojë si drejtues.

Ai ishte skeptik për këtë, ndërsa theksoi se politikanët që kanë 30 vite në pushtet nuk lejojnë asnjë që të afrohet në partitë që i propagandojnë si të hapura.

“Pyetja kërkon përgjigje urgjente. Kush do ta çojë Partinë Demokratike, zyrtare, jo zyrtare, do ndërrojë emër, s’do e ndërrojë, kjo nuk ka rëndësi. Opozita do të shkojë në zgjedhje. Kush do ta prijë? Shumica e atyre që ishin në atë takim nuk janë dakord që rolin e prijësit ta ketë Sali Berisha dhe unë bie plotësisht dakord që do të jetë një shqiptar, por si do të vijë? Çfarë ndodh sot me ftesën të hapim partinë? Partia e hapur ka qenë, por nuk ka dashur të hyjë njeri. Pse? Sepse ata që rrinë te fronti, thonë ‘hajdeni, por vendet i kemi ne’. Ky është problemi. Ti që ke 30 vjet, ti je problemi sepse meqë ke 30 vjet ajo karrigia nuk është pronë e jotja,” – u shpreh Kikia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026