Pritë apo luftë mes bandave, pistat e masakrës në Greqi. Dyshohet se janë shqiptarë
Pasditen e së hënës 6 persona mbetën viktimë e një atentati në Greqi.
Një motoçikletë në lëvizje qëlloi mbi një automjet. 5 persona në makinë dhe 1 jashtë saj u gjetën në vendngjarje pa jetë.
Policia ende po heton për rrethanat e ngjarjes, ndërsa pistat kryesore ku po fokusohen janë te lufta mes bandave apo një pritë e mundshme.
Sipas mediave greke dyshohet se viktimat janë shqiptarë, ndërsa ekziston mundësia që ose djemve iu është bërë një pritë dhe janë ekzekutuar, ose që bandat janë takuar, por marrëveshja s’është realizuar dhe ka pasur të shtëna me armë.
Sipas informacioneve të ERT , numri dhe lloji i armëve të përdorura gjatë ekzekutimit nuk janë zbardhur ende, ndërsa Drejtoria e Sigurisë së Atikës, e cila ka ndërmarrë hetimet paraprake, po mbledh materiale nga kamerat e sigurisë në zonë, ku të dhënat e para tregojnë dy mjete që janë larguar, një makinë dhe një motor.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë