Nisma Thurje kallëzim në SPAK për fondet e IPARD

12 Shtator 2023 | 12:00

Nisma ‘Thurje’ ka bërë një kallëzim në SPAK për fondet e Bashkimit Europian që janë dhënë për bujqësinë, por që sipas tyre janë vjedhur.

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani, në një deklaratë për mediat tha se fermeri shqiptar është tradhtuar nga qeveria e tij.

“Fondet e IPARD janë vjedhur në Shqipëri. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë  ne përjashtohemi nga fondet e BE-së. Jemi para një rasti dhe tradhtimi që i bëhet fermerit shqiptar. Fermeri shqiptar detyrohet ta bëj sot se është i tradhtuar nga qeveria e vet. Ne jetojmë në një nga vendet më pjellore në Europë. Mirë që e kanë lënë fermerin vet, mirë që i heqin aksesin nëpër tregje fermerit, por edhe kur vijnë fonde nga BE, që ta ndihmojnë fermerin shqiptar edhe këto lekë i vjedhin me të njëjtën grup oligarkësh. Ky është populli më pro evropian në Europë”- tha Shabani.

Ndërkohë eksperti i ekonomisë Pano Sako, tha për mediat se përgjegjës për abuzimet e fondeve është i gjithë zinxhiri drejtues që ka pasur përgjegjësi për të kontrolluar fondet e ardhura nga BE.

‘Ka qenë gjithë zinxhiri drejtues që ka pasur përgjegjësi administrative për të kontrolluar fondet. Kemi një raport përfundimtar nga OLAF dhe me persona konkretë.  Kemi kallëzuar për shpërdorim detyre.’- tha Pano Sako.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026