Pse PD nuk garoi në zgjedhjet në Kukës? Indrit Sefa tregon arsyet

13 Shtator 2023 | 12:13

Avokati i Partisë Demokratike, Indrit Sefa komentoi zgjedhjet që do të mbahen në Kukës më 24 shtator për zgjedhjen e kreut të Bashkisë Kukës pas dorëheqjes së Safet Gjicit pasi iu publikua video duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se vendosën mos të dilnin me një kandidat tjetër, duke qenë se përgjegjësia më e madhe për këto zgjedhje do të jetë e degës dhe se ata do të bëjnë fushatën.

Sipas tij PD mori një vendim për të mbrojtur interesat e demokratëve.

“Është një garë lokale dhe duke qenë se përgjegjësia më e madhe është e degës, sepse në fund të ditës fushatën ata do e bëjnë. Duke pasur parasysh dhe situatën emergjente që ka qenë dega dhe sulmit të vazhdueshëm që ka qenë dega gjatë gjithë kësaj periudhe, duke konsideruar dhe një vendimarrje të mëparshme për zgjedhjet lokale ku ne nuk nxorëm një kandidat në Kukës, mendoj se dega mori një vendim të cilin ajo e mendonte më të mirë për të mbrojtur interesat e demokratëve në qytet. Në fund të ditës, se çfarë është e mirë për banorët e Kukësit dhe zgjedhësit atje, nuk besoj se e dimë ne në kryesinë e PD-së. Ndryshimet statutore ishte në këtë logjikë, duke i dhënë më shumë autonomi vendore të gjithë degëve përkatëse”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026