Abuzuan me tenderin e shëndetësisë, GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj 2 zyrtareve

13 Shtator 2023 | 16:16

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kalon për gjykim dosjen në ngarkim të ish-sekretares së përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, specialisten Laura Shteto, biznesmenin Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi.

Gjykata iu ka pranuar kërkesat për gjykim të shkurtuar të 4 të dyshuarve.

Gjatë seancë, Joana Duro ka kërkuar rikualifikim të veprës penale, nga korrupsion të funksionarëve të lartë shtetëror në korrupsion të funksionarëve publik, por gjykata e ka rrëzuar kërkesën e saj.

Kujtojmë se sekretarja e Shëndetësisë Joana Duro mori ryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë  ‘DRICONS’ në një tender të hapur nga Ministria për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Dy ish-zyrtaret akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Ndërsa ndaj Vladimir Topit dhe inxhinierit të kompanisë së tij rëndon akuza për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026