Megaoperacioni në vend, në total arrestohen 200 persona, sekuestrohen drogë e armë
Një megaoperacion anti-drogë është shtrirë sot në të gjithë vendin ku deri më tani janë arrestuar 200 persona.
Operacioni i zhvilluar nga RENEA , FNSH dhe qindra punonjës të policisë është shtrirë në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Korçë Vlorë e Sarandë.
Mësohet se janë sekuestruar drogë dhe armë zjarri.
TIRANË
Në Tiranë janë lëshuar 112 urdhër arreste të cilat ende nuk janë ekzekutuar.
Operacioni ka nisur në janar të këtij viti ndërsa bëhet fjalë se urdhër arrestet janë lëshuar për persona të cilët merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Në kryeqytet janë sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis.
Zonat në të cilat operonin në kryeqytet këta persona janë në Ali Dem, “5-Maj”, Laprakë, Bllok, Komuna e Parisit, Qytet Studenti, Kamëz, Ish Parku i Autobuzave, Astir, Krujë dhe Vorë.
KORÇË
Më shumë se 18 persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit nga drejtoria vendore e qarkut të Korçës. Ndërkohë 15 persona janë në kërkim.
Në operacion janë përfshirë me shumë 50 forca policie të cilët janë shtrirë jo vetëm në qytetin e Korçës por edhe në zonat e tjera të juglindjes së vendit.
ELBASAN
Në kuadër të operacionit anti-drogë që po zhvillohet në mbarë vendin, në Elbasan janë arrestuar 9 persona, mes të cilëve edhe një punonjës policie Sajmir Hysa.
Në pranga kanë rënë Gildi Ballolli, Françesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Sajmir Rexhepi, Stiven Faqolli.
SIpas burimeve 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë janë sekuestruar 1 kg hashash, 3 armë, dy thika, doreza etj.
VLORË
Burime bëjnë me dije se në Vlorë deri më tani, numri i të arrestuarve ka shkuar në 50.
Të arrestuarit në mbarë vendin, dyshohen për shpërndarje lëndësh narkotike, armëmbajtje pa leje dhe shpërdorim detyre.
GJIROKASTËR
Edhe policia në Gjirokastër po zhvillon një aksion të gjerë për asgjësimin e sipërfaqeve të mbjella me lëndë narkotike dhe ndalimin e personave të inkriminuar.
Vijon…
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë