Nis takimi Kurti-Vuçiç, Euronews Albania raporton zhvillimet nga Brukseli
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë nisur takimin në Bruksel, i cili është i parë në kuadër të dialogut pas tensioneve në veri të Kosovës.
Gazetari Xhemajl Rexha zbuloi për Euronews Albania nga Brukseli më shumë detaje në lidhje me nisjen e takimit mes dy liderëve.
Rexha tha se Kurti dhe Vuçiç zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e dialogut, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Ai shtoi se Vuçiç në momentin që është takuar me Borrell ka thënë që ky do të ishte një takim i vështirë.
Ndërkohë që kryeministri Kurti vetëm ka përshëndetur mediat dhe ka nxjerrë çantën e tij me materialet e punës.
“Z. Vuçiç ka folur pak në atë që e paralajmëruan dje, për të bërë dramë ka thënë që takimi do të jetë shumë i vështirë. Kjo u dëgjua nga pamjet në momentin kur po pritej nga Borrell, u dëgjua të thotë që “takimi do të jetë i vështrë”. Kryeministri Kurti nuk ka dhënë ndonjë deklaratë para takimit, në pamjet që kemi dërguar vetëm ka përshëndetur mediat me dorë në momentin që hyn tek makina e tij”- tha Rexha.
Sipas njoftimit të BE-së, temë e takimit trepalësh është zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet