Dialogu dhe takimi Kurti-Vuçiç, Gazetari: BE mban anë! Pse nuk sanksionohet Serbia?

6 Shtator 2023 | 11:59

Gazetari Muhamet Hajrullahu, komentoi në lidhje të drejtpërdrejtë për Euroneës Albania zhvillimet më të fundit në Kosovë.

Gazetari u ndal dhe te takimi që kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të mbajnë më 14 shtator në Bruksel në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve.

Hajrullahu tha se sanksionet e vendosura nga BE për ndërmjetësimin e situatës janë të njëanëshme.

Ai ngriti pikëpyetje mbi paanshmërinë e Lajçak dhe Borrell në procesin e dialogut, kur tha se sanksione për shtensionimin e situatës i janë vendosur vetëm Kosovës.

“Kosova është nën sanksione por jo edhe Serbia, kjo i bie që Serbia për faktin që nuk po bën asnjërën prej gjërave që i është kërkuar nga BE është pa masa,  dhe Kosovës do t’i vazhdojnë masat, këtu i bie që ndërmjetësuesi në këtë rast BE,  Z. Lajccak, dhe Z. Borell,  a po mbajnë anë, apo kanë qëllime të tjera? Nëse Serbisë nuk i vendosin masa që ka Kosova, kjo i bie që masat për këtë dialog po funksionojnë vetëm për njërën palë. Nuk besoj që do të ketë masa shtesë, se do të shkojmë drejt shtensionimit të situatës”. -tha Hajrullahu

Hajrullahu tha se për të shtensionuar situatën në veri duhet të kemi një pajtim mes dy palëve.

“E para çështje që duhet të zgjidhet janë zgjedhjet në veri të Kosovës, nuk mund të shkohet tutje me asosacion, me kryetarët të cilët janë ekzistues, thyerja e parë e shtensionimit është një pajtim mes të dyja palëve sa i përket çështjes mes zgjedhjeve”- tha Hajrullahu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026