Operacioni me mbi 200 të arrestuar, Berisha: Mashtrim, nxirrni emrat e të ndaluarve
Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal gjatë fjalës së tij në parlament dhe te vendimi i prokurorisë për të cilësuar si plagosje të lehtë dhunën e ushtruara nga fisi Rraja ndaj banorëve në Borizanë që ankoheshin për guroren në pronësi të tyre.
Berisha tha se ky vendim i prokurorisë është drejtpërdrejt me urdhër të kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Taulant Balla.
Gjithashtu Berisha e cilësoi mashtrim, operacionin e policisë për arrestimin e 200 shpërndarësve të drogës, kur ndërkohë nuk janë paraqitur emrat e të ndaluarve.
“Prokuroria Felaj kreu akt kriminal. Rrumbullaku mashtroi me 200 arrestime për llogari të Ballës dhe Ramës
Pra, është një seancë kjo në të cilën duhet të dënoni Prokurorinë Felaj.
Prokuroria Felaj, në një akt kriminal të pashembullt, shpalli plagosje të lehtë, çarjen e kockës frontale dhe parietale dhe thyerjen e ulnës te një qytetar nga fisi Rraja.
Kjo është ndërhyrje direkt e Edi Ramës dhe Taulant Ballës dhe është një akt kriminal.
Dënoj me forcën më të madhe mega-mashtrimin publik.
Sot Rrumbullaku në sqetullën e Ramës, u thotë shqiptarëve se në një ditë u arrestuan 200 trafikantë.
I kërkoj këtu nga parlamenti të nxjerrë emrat, ose seancën tjetër do të quhet 200 herë gënjeshtar. Të nxjerrë emrat e të arrestuarve, të nxjerrë grupet se thotë 23 grupe.
E kuptoni ju propagandën Rama-Balla të mashtrimit dhe mbulimit të krimit me shifra të rreme”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet