Megaoperacioni anti-drogë, Rrumbullaku: U goditën 23 grupe kriminale në vend
Muhamet Rrumbullaku, drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka dhënë detaje në lidhje me megaoperacionin e zhvilluar ditën e sotme në mbarë vendin.
Në një konferencë për mediat ai theksoi se në operacionin e shtrirë në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë janë goditur 23 grupe kriminale.
Ai më tej tha se kur ka vullnet, rezultatet janë gjithmonë në favor të qytetarëve.
“Nga megaoperacioni i zhvilluar në shkallë kombëtare bazuar në numrin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, është bërë i mundur goditja dhe shkatërrimi i 23 grupeve kriminale në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.
Një rol të veçantë në këtë megaoperacion është bashkëpunimi i ngushtë me prokurorët dhe policinë. Hetime të tilla tregojnë dhe njëherë se kur ka vullnet rezultatet janë gjithmonë janë favor të qytetarëve dhe në dëm të krimit”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona