Policia: Në 8 muaj u sekuestruan 800 kg kanabis, 61 kg heroinë. Numri i arrestimeve

14 Shtator 2023 | 12:00

Muhamet Rrumbullaku, drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka dhënë detaje në lidhje me operacionet e zhvilluara gjatë 8 muajve në vend.

Në konferencën për shtyp ku i pranishëm ishte dhe Ministri Taulant Balla, Rrumbullaku theksoi se në kuadër të disa operacioneve janë sekuestruar 800 kg kanabis ndërsa janë finalizuar 116 operacione.

Sekuestrimet

800 kg kanabis, një pjesë e saj e përpunuar në formë çokollate,

61 kg heroinë

15 kg kokainë

Janë referuar 170 hetime për prodhim të shitjeve të narkotike, nga të cilët janë finalizuar 38 hetime.

Janë finalizuar 116 operacione.

Janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar në gjendje të lirë 1541 shtetas për shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë operacioneve janë sekuestruar mijëra doza kokainë  heroinë, metadok, opium dhe sasi lënde të tjera narkotike.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026