Përfundon seanca për Beleri, ja vendimi që mori GJKKO

14 Shtator 2023 | 16:23

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u mbajt këtë të enjte seanca e parë e gjyqit ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Bleri.

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Fredi Belerit, i cili do të vijojë të qëndrojë në burg.

Ditën e hënë është caktuar seanca e radhës në Apel për shqyrtimin e masës së arrestit.

Avokati i Fredi Belerit në një komunikim për mediat u shpreh se vetë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, ka deklaruar se ai po mbahet në burg politikisht.

“Po mbahet në burg politikisht. I deklaroi në sallë të gjyqit”, tha avokati, teksa shtoi se gjyqi pritet të zgjasë ndaj mbajtja në burg e Belerit nuk është e drejtë.

Beleri mbahet në burg që prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave në prag të zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Prokuroria e akuzon fituesin e zgjedhjeve në Himarë se u ka dhënë 40 mijë lekë të reja 8 qytetarëve për te votuar në favor të tij gjatë zgjedhjeve lokale.

Mbajtja e tij në burg ka sjellë një përplasje me Athinën zyrtare e cila e akuzon qeverinë shqiptare se po e mban në qeli politikisht Fredi Belerin për të mos i lejuar betimin si kryebashkiak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026