Trajneri i Polonisë zyrtarisht i shkarkuar, shkak bëhet humbja me Shqipërinë

14 Shtator 2023 | 17:53

Jo vetëm fitimi i 3 pikëve dhe afrimi më tej me Europianin e Gjermanisë, por fitorja e kuqezinjve ndaj Polonisë ka dëmtuar skuadrën kundërshtare.

Menjëherë pas disfatës në Air Albania, federata polake ka marrë vendimin, ndërsa ka bërë me dije se Fernando Santos nuk do të jetë më trajner i skuadrës. Tekniku portugez është shkarkuar, ndërsa shkak është bërë ndeshja e humbur ndaj Shqipërisë me rezultatin 2-0.

Në një njoftim në rrjetet sociale, federata polake pohon se ka shkarkuar 68-vjecarin, pas rezultateve negative në këto kualifikuese. Santos e drejtoi Poloninë në 6 përballje, ndërsa një fitore në miqësoren me Gjermaninë ktheu disi euforinë në skuadër. Rrugëtimi i Santos nisi në humbjen ndaj Çekisë, më pas për të pasuar me fitoret ndaj Shqipërisë dhe Gjermanisë, kjo e fundit miqësore. Më tej në 3 përballjet e radhës u ndëshkua nga Moldavia e Shqipëria, ndërsa arriti rezultat pozitiv vetëm ndaj Ishujve Faroe.

Në këtë situatë ende nuk është përzgjedhur trajneri i ri i kombëtares polake dhe stafi i tij. Kujtojmë se aktualisht janë thuajse jashtë Evropianit, ndërsa përballjet e radhës janë ndaj Ishujve Faroe, Moldavisë dhe në përmbyllje me Çekinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026