‘Ndihem i poshtëruar’, Leonardo Bonucci shfryn ndaj Juventus

14 Shtator 2023 | 19:03

Largimi i Leonardo Bonuccit nga Juventus ishte një lajm i papritur për tifozët bardhezi, ndërsa palët vijojnë luftën në distancë me njëra-tjetrën. 36-vjeçari vendosi t’i bashkohet Union Berlinit në Bundesligën Gjermane, ndërsa ka thyer heshtjen duke ngritur akuza ndaj ish skuadrës së tij.

Mbrojtësi ka pohuar se trajneri Massimiliano Alegri dhe drejtuesit e skuadrës kanë gënjyer në lidhje me ngjarjen.

“Kam lexuar dhe kam dëgjuar gjëra të pavërteta të thëna nga Juventusi dhe trajneri Alegri. Është e pavërtetë që unë isha informuar në tetor dhe në shkurt që do të largohesha nga skuadra. Madje në maj isha i gatshëm të isha zgjedhja e pestë ose e gjashtë në mbrojtje. Kisha ndjerë diçka, pasi lexoja gazetat.”

Më tej italiani ka pohuar se ndihet i poshtëruar nga ky veprim i skuadrës.

Më 13 korrik, Xhuntoli dhe Mana erdhën te shtëpia ime dhe më thanë se nuk isha më pjesë e planeve të Juventusit dhe se prezenca ime do të dëmtonte rritjen e skuadrës. Ky është poshtërimi që më bënë pasi kisha luajtur më shumë se 500 ndeshje në ngjyrat bardhezi.

Leonardo Bonucci u largua në merkaton verore nga Juventusi, aty ku ka qëndruar për plot 12 vite dhe numëron mbi 500 paraqitje me bardhezinjtë. Tanimë është bashkuar me Union Berlin, ndërsa ende nuk ka arritur të debutojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026