Balla takon homologun spanjoll: Bashkë në luftën kundër narko-trafikut

15 Shtator 2023 | 16:48

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka takuar homologun e tij  nga Spanja Fernando Grande-Marlaska.

Në takim u fol për intensifikimin e bashkëpunimit në goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në trafikun e narkotikëve nga disa vende të Amerikës latine drejt Europës.

“Me Ministrin e Brendshëm të Spanjës Fernando Grande-Marlaska, biseduam mbi bashkëpunimin midis agjencive tona ligjzbatuese në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar. Do të intensifikojmë bashkëpunimin në goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në trafikun e narkotikëve nga disa vende të Amerikës latine drejt Europës, ku janë të përfshirë edhe shtetas shqiptarë”, bëri me dije Balla përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026