Megaoperacioni| Balla: Është vetëm fillimi, do minimizohet rrjedhja e informacionit

14 Shtator 2023 | 13:38

Ministri Taulant Balla në një konferencë për mediat, foli në lidhje me mega-operacionin e zhvilluar ditën e sotme në qytetet e vendit, në Sarandë, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Elbasan Tiranë, Durrës.

Ai tha se ky është vetëm fillimi përsa i përket goditjes së grupeve kriminale, ndërsa inkurajoj policinë që të vijojë këtë ritëm.

Më tej ai vuri në dukje dhe rrjedhjen e informacionit brenda Policisë së Shtetit, duke thënë se ky fenomen do të minimizohet.

“Ky është vetëm fillimi dhe e nxis Policinë e Shtetit që ta ruajë këtë ritëm të ri dhe këtë qasje të re të luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Po ashtu, ju e dini fare mirë që pjesë e kësaj qasjeje është edhe përgjegjësia jonë e përbashkët, e imja, e Drejtorit të Përgjithshëm dhe e drejtuesve të tjerë të Policisë së Shtetit për ta çuar në një nivel tjetër edhe qasjen që do të kemi me vetëpastrimin e Policisë së Shtetit.

Edhe ky është një proces që edhe gjatë ditës së sotme, ne do të nxjerrim konkluzionet tona për mënyrën e organizimit të operacionit, por natyrshëm edhe për qasje të reja ndaj një fenomeni i cili do të vijë duke u minimizuar, sikurse është, rrjedhja e informacionit nga brenda Policisë së Shtetit. E vërteta është që gjatë këtij operacioni nuk kemi pasur problematika të kësaj natyre, por duhet të kuptojmë që ky ishte operacioni i parë i madh i këtij niveli. Edhe ju mos u habisni që ngjarje të tilla t’i kemi më të shpeshta në punën tonë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 25-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
20:03 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026