Presidenti Begaj dekreton 7 ambasadorët e rinj, në Kosovë emërohet aktori i njohur

14 Shtator 2023 | 12:23

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi këtë të enjte lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë.

Bëhte me dije se Qemal Minxhozi është liruar nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës. Në vend të të tij është emëruar aktori i njohur Petrit Malaj.

Ish-zv.drejtori i SHISH Oljan Kanushi, është caktuar ambasador i Republikës së Shqipërisë në Slloveni, duke zëvendësuar në këtë post Pëllumb Qazimin, i cili është liruar nga detyra.

Sakaq, Saimir Bala është liruar nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Shtetin e Kuvajt dhe Irak dhe në vend të tij është emëruar Ilir Hysa.

Ilirian Kuka është liruar nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë. Në këtë ambasadë është emëruar në detyrë Ilir Tepelena, i cili më herët ishte ambasador në Rumani.

Në ambasadën e Rumanisë është caktuar ambasadore Enkeleda Mërkuri, e cila më herët ishte ambasadore e Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë.

Elida Petoshati është liruar nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, dhe në vend të saj është emëruar Sokol Dedja.

Presidenti Begaj ka dekretuar gjithahstu lirimin e Shpresa Kuretas nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, Estonisë, Letonisë,  Lituanisë dhe Ukrainës. Në vend të saj është emëruar Mimoza Halimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026