Veliaj: Bashkia e Kavajës i pagoi 122 mln lekë inceneratorit të Tiranës

15 Shtator 2023 | 18:50

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Bashkia e Kavajës, e cila drejtohet nga opozita, ka paguar 122 milionë lekë në 22 gusht për inceneratorin e Tiranës.

Gjatë mbledhjes së sotme të këshillit bashkiak, Veliaj iu përgjigj akuzave të opozitës për inceneratorin e Tiranës, ndërsa theksoi se “në të vetmen bashki të vogël që drejtojnë, në 22 gusht, në mes të pushimeve, vajtën e i paguan ‘xhixhat”

“Bashkia e Kavajës, në 22 gusht, e ka paguar inceneratorin 122 milionë lekë. Bashkia e Kavajës që e drejtojnë këta. Këta thonë: Në Kavajë do ta bëjmë pastrimin. Janë ca hipokritë që flasin gjithë ditën dhe kanë vajtur të parët të paguajnë lekët atje, sepse Kavajën nuk duan ta lënë pis, kurse Tiranën duan ta lënë pis, ngaqë e kuptojnë se pis e lanë. Këta janë ca hipokritë dhe është turp që çuna të rinj i japin fytyrën Saliut, që goca të reja i japin fytyrën Ilir Metës, sepse në të vetmen bashki të vogël që drejtojnë, në 22 gusht, në mes të pushimeve, vajtën e i paguan ‘xhixhat’. Këta e kuptojnë që nuk ka gjë pa lekë dhe vajtën në mes të verës, paguan 122 milionë lekë. Sepse edhe kur e menaxhon shteti, ka kosto”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se sot Tirana është qyteti më i pastër, ndërsa i cilësoi akuzat e këshilltarëve të djathtë hipokrizi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026