Megaoperacioni “Tempulli”, gazetari: Arrestohen ‘të vegjlit’, kokat shpëtojnë
Gazetari Elkier Bushkolaj tha në një intervistë për Euronews Albania se ata që arrestohen në operacionet anti-drogë janë “të vegjlit”.
Ndërsa komentonte megaoperacionin policor të koduar “tempulli”, ai shtoi se kokat e bandave nuk goditen në të tilla raste.
“Sa kohë ndalohet qoftë edhe një shpërndarës i lëndëve narkotike, kryesisht në shkolla, ne jemi dhe vet prind, absolutisht është lajm i mirë. Por ne përveçse gazetar dhe përcjellës të lajmit, normalisht shkojmë pak edhe përtej lajmit. Në gjykimin tim operacioni është i mirë sa i përket dhe numrit të të arrestuarve, por dhe cilësisë së tyre sepse kemi persona që merreshin direkt me trafikimin e lëndëve narkotike nga Kanadaja në Shqipëri, por unë besoj që duhet shkuar pak më tej. Pse e them këtë? Ditën që ndodhi ky operacion, një operacion i ngjashëm ndodhi në Italim në Milano ku në fund hetimet u realizuan me goditjen e kokave, pra me të grupeve kriminale, ndërkohë e kundërta po ndodh në Shqipëri. Kemi një megaoperacion të shtrirë në 5 qarqe dhe në fund të ditës nuk po arrijmë te kokat,” – u shpreh Bushkolaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta