Priten tensione në veri të Kosovës, eksperti zbulon planin e Vuçiç
Eksperti i Sigurisë Drizan Shala ka paralajmëruar tensione në veri të Kosovës pas dështimit të bisedimve Kurti-Vuçiç në Bruksel.
Shala tha se presidenti serb do të tentojë të vizitojë Grashanicën në Kosovë, pa marë leje nga autoritetet kosovare dhe ai nuk do të lojohet.
Ndalimi i Vuçiç sipas ekspertit do të risjellë tensione dhe ndërhyrje të ndërkombëtarëve.
“Tanimë çështjet në veri të Kosovës janë një lojë shahu, veprimet, kundërveprimet, hapat të cilët duhet të ndërmerren ne mënyrë legjitime. Nga ana e institucioneve të Kosovës tani janë duke u ndërmarrë hapat, sepse duhet të ndahet pjesa profesionale nga pjesa politike. Mund të themi që policia dhe mekanizma të tjerë të sigurisë tani janë të pozicionuar dhe e kanë të qartë sa i përket luftës ndaj krimit të organizar dhe aktiviteteve tjera kriminale, por njëkohësisht në anën tjetër të nivelit politik po tentohet që misioni i mandateve të institucioneve të sigurisë të veshë një petk politik.
Mbi këtë bazë nga deklarimet që janë bërë nga pala serbe janë pikërisht mbi tendecën e asaj që qeveria e Kosovës po tenton të luaj mbi asocacionin, të bëjë presione të caktuara. Tensionet priten në vazhdim, sepse tani është rikthyer ajo narrativa e cila ishte përgjatë viteve 2021-2022.
Do të kemi reagime, do të kemi reaksione, por njëkohësisht do të kemi edhe qëndrime. Ishte edhe çështja e provokimit që Vuçiç ka bërë nga takimi në Bruksel, në drejtim të podiumit të RKS, që do ta vizitojë Kosovën, Grashanicën pavarësisht se nuk do të bëjë asnjë kërkesë në drejtim të institucioneve të Kosovës. Pra është ajo që Vuçiç do të tentojë të vijë në Kosovë, do të ndalohet nga institucionet e Kosovës dhe do të ndërhyjë faktori ndërkombëtar”- tha Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje