SYRIZA voton për kreun e ri, raundi i parë pa fitues, procesi shkon në balotazh

18 Shtator 2023 | 14:14

Të dielën e ardhshme në Greqi do të mbahet balotazhi për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë Syriza, në opozitë.

Fundjavën që kaloi asnjë nga 5 kandidatët nuk siguroi shumicën e duhur për të fituar që në raundin e parë.

Sfidantët e balotazhit janë ish-ministrja e Punës Efi Açtsioglou, që në raundin e parë mori 36% të votave dhe sipërmarrësi Stefanos Kasselakis, i cili siguroi 45 për qind të preferencave.

I kandiduar edhe në zgjedhjet e fundit kombëtare me Syrizën, Kasselakis, 35 vjeç, përbën një risi absolute në panoramën politike greke.

I arsimuar në Shtetet e Bashkuara, ku ka punuar edhe për “Goldman Sachs”, e njoftoi kandidaturën për kreun e Syrizës vetëm pak ditë përpara votimit.

“Vendi meriton të ketë së shpejti një qeveri progresiste, që të ketë në fokus njerëzit dhe që të dijë të menaxhojë të ardhmen, burimet dhe të zgjidhë problemet”, deklaroi ai të dielën pasi votoi, duke premtuar një qeveri patriotike dhe moderne.

Zgjedhjet u karakterizuan nga pjesëmarrja e lartë përtej pragut të parashikuar nga shumë vëzhgues. Të gjithë të regjistruarit në parti u thirrën në zgjedhje dhe në tërësi votuan 146 mijë e 635 persona.

Votimi u mbajt pas dorëheqjes së liderit Alexis Tsipras qershorin e kaluar, pas disfatës së Syrizës në zgjedhjet parlamentare.

Vetë ish-kryeministri votoi të dielën në Athinë dhe bëri edhe një koment. “Sot po flasin mijëra anëtarët e Syrizës që janë paraqitur në masë për të votuar. Prania e tyre do të thotë se kur e konsideroi partinë tonë një subjekt të munguar ka qenë me ngut. Ne do të jemi këtu”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026