Censusi 2023, 8 mijë anketues në terren me tablet, kosto 16 mln euro

18 Shtator 2023 | 15:32

Nga 18 shtatori e deri në fund të tetorit, do të kryhet censusi 2023, i cili do të shërbejë për numërimin e popullsisë, ndërtesave por dhe bujqësisë, duke filluar nga krerët e një familjeje e deri tek kafshët shtëpiake.

Hera e fundit që u krye censusi për Shqipërinë ka qenë viti 2011, ndërsa kjo është hera e 12 për vendin tonë që nga shpallja e Pavarësisë.

Censi i Popullsisë dhe Banesave do të ofrojë të dhëna mbi numrin zyrtar të popullsisë në një vend, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave demografike, sociale dhe ekonomike të popullsisë. 

Për gati 6 javë, rreth 8 mijë anketues, do të jenë në terren për të trokitur deri më derë. I gjithë procesi do të kryhet përherë të parë më tablet, ndërkohë që për censusin 2023, janë shpenzuar 16 milion euro.

Nga 100 pyetje që do të ketë pyetësori, 3 prej pyetjeve janë në dorë të qytetarit nëse do dojë të përgjigjet ose jo. Pyetjet kanë lidhje me etninë, fenë dhe gjuhën. Sa i takon pyetjeve të tjera qytetarët nëse nuk do pranojnë të përgjigjen do të gjobitën me 50 mijë deri në 100 mijë lekë të reja gjobë,

Censusi u mendua të kryhej në vitin 2021, por për shkak të zgjedhjeve të atij viti u shty. Ndërkohë një vit më vonë vendi ynë nuk ishte ende gati sa i takon teknologjisë.

Në Tiranë mendohet se janë 900 mijë deri në 1 milion qytetarë, megjithatë nuk është e qartë nëse kjo shifër përfshin qarkun Tiranë, bashkinë Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026