Akuzohet për trafik droge sintetike, djali i El Chapo deklarohet i pafajshëm
Tre ditë pas ekstradimit të tij nga Meksika, Ovidio Guzman, një nga djemtë e El Chapo, u deklarua i pafajshëm në gjykatën federale në Çikago për trafikimin e fentanilit, një drogë sintetike shumë e fuqishme.
Gjatë seancës së shkurtër nën masa të rrepta sigurie, Guzman, i veshur me një kostum burgu portokalli me pranga në duar dhe këmbë, dëgjoi aktakuzën me një përkthim në spanjisht, sipas Chicago Tribune.
Guzman, 33 vjeç, është një nga katër djemtë e El Chapos, i njohur si “Los Chapitos”, i cili trashëgoi perandorinë e biznesit të babait të tij pasi El Chapo u shpall fajtor në SHBA për vrasje dhe trafik droge në vitin 2019 dhe u dënua me burgim të përjetshëm, të cilin ai është duke shërbyer në një strukturë të sigurisë maksimale në Kolorado.
Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se arrestimi dhe ekstradimi i Ovidio Guzman përfaqëson një fitore të rëndësishme për administratën e presidentit Joseph Biden në fushatën për të ndaluar trafikimin dhe shpërndarjen e fentanilit vdekjeprurës përgjatë kufirit jugor të SHBA-së, raporton Reuters.
Guzman u arrestua në vitin 2019 në Culiacan, por presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador urdhëroi lirimin e tij pasi qindra anëtarë të armatosur të kartelit Sinaloa pushtuan rrugët e qytetit dhe rrethuan forcat e sigurisë në qytet.
Ai u kap sërish në janar pas një përleshjeje intensive dhe tashmë në shkurt SHBA-ja kërkoi ekstradimin e tij.
Dy nga gjashtë pikat e aktakuzës kundër Guzman Jr. mbartin një dënim të detyrueshëm të përjetshëm, raportoi “Chicago Tribune”, duke cituar burime në Zyrën e Prokurorit të SHBA.
Si pjesë e marrëveshjes së ekstradimit me autoritetet meksikane, SHBA-ja ra dakord të mos zbatonin dënimin me vdekje.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania