U dogjën 16 hyrje/ Ekspertët: Vetëm 10% e pallateve justifikojnë çmimet e larta
Në pallatin që u dogj në Zonën e 21 dhjetorit në Tiranë, vetëm një hyrje ishte e siguruar. Ekspertët thonë se shumica e qytetarëve që blejnë prona interesohen shumë pak për çështjen e sigurisë së ndërtesave.
Në një kohë kur një metër katror paguhet rreth 2000 euro, fokusi i blerësve, në të cilën shumicën e rasteve paguajnë përmes bankës, nuk është as cilësia e ndërtimit dhe aq më pak sigurimi i banesës.
“Shqiptarët nuk e kanë këtë kulturë sigurimi, fatkeqësisht themi sepse kur krahasohen shifrat për sa harxhohen për frymë, po ti pjestosh sa sigurohen vlera nuk është as 10 euro për frymë”-tha Mimoza Hajdarmataj, nga Shoqata e Siguruesve tw Shqipwrisë.
Në pallatin që u dogj në zonën e 21 dhjetorit, 16 hyrje pësuan dëme të konsiderushme, nga të cilat mësohet se vetëm 1 hyrje, ishte e siguruar.
“Peshën më të madhe e zënë sigurimet me detyrim. Si i bëhet kur një familje shqiptarë ka punuar gjithë jetën për të blerë një pronë dhe nuk mendon sigurimin e saj. A e dinë shqiptarët sa është një polic sigurimi për pronën e tyre, është vetëm 1 euro për metër katror. Pra një banesë që u ka kushtuar 100 mijë euro, i duhet vetëm 100 euro për të bërë sigurimin e shtëpisë, një herë në vit”- shtoi Hajdarmataj.
Ndërkohë dhe agjentët imobilarë, tregojnë se blerësit, përveç rasteve kur janë inxhinierë apo arkitekt, nuk kanë pjesë të kërkesave të tyre, cilësinë e ndërtimit.
“20-njërëzit akoma blejnë në mënyrë krahinore, që dmth nëse ndërtuesi është nga Skrapari dhe blerësit 80% janë nga Skrapari, së dyti kërkojnë dokumentacionin dhe së treti duhet të jenë afër prindërve, vjehrrit për të mbajtur fëmijwt dhe që është më e çuditshme është që njerëzit, interesohen më shumë a është tualeti me dritare, sesa për cilësinë e pallatit.
Ndërmjetësuesit thonë në Tiranë vetëm 10% e pallateve e justifikojnë çmimet e larta, ndërkohë bëjnë thirrje që blerësit të fokusohen në detaje të tjera, si lagjia, zona apo dhe banorët që do të kenë përreth.
“Në botë, funksionon sesa është kriminaliteti në këtë lagje, cfarë cerdhe shkolle kam në këtë lagje, pse duhet të blerë, pastaj fillojnë interesohen për pallatin, kjo gjë nuk funksionon në Shqipëri”- nënvizoi Velian Caka, ndërmjetësues pronash.
Sipas statistikave vendi ynë rezulton në listën e shteteve me numrin më të ulët të sigurimit të banesave nga fatkeqësitë natyrore në Europë. Vetëm 2.4% e totalit të banesave kanë një kontratë sigurimi në rast zjarri, tërmeti apo përmbytje.
Në kushtet kur shumica e ndërtimeve në vend, nuk përmbushin kriteret për rastet e emergjencave dhe fatkeqësive, qytetarët ecin me një tjetër parim sa i takon pronës së tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë