Gazetari: 1 muaj paraburgim për 2 edukatoret që dhunuan 3-vjeçarin në Kosovë
Një fëmijë 3-vjeçar është dhunuar nga edukatorja e një çerdheje shtetërore të quajtur “Gëzimi Ynë”, e cila ndodhet në Fushë Kosovë.
Familjari i indinjuar, Faton Geci, ka publikuar video-incizimin në llogarinë e tij në Facebook, teksa shihet dhuna e ushtruar ndaj nipit të tij.
Në kamerat e sigurisë shihet qartë që fëmija rrihet e tërhiqet zvarrë dhe me pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera ku familjarët pretendojnë se 3 mësueset e kanë rrahur përsëri.
Fëmija ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, po përjeton një ankth të madh. Mbetet për t’u parë se si do të veprojnë organet e drejtësisë.
Arton Mulliqi, gazetar i RTK tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euroneës Albania se ndaj 3 edukatoreve është dhënë masa e sigurisë 1 muaj paraburgim.
“Policia në Kosovë në këtë fazë të hetimeve nuk jep shumë detaje, janë ndaluar nga policia për 48 orë dhe pritet që sot policia e Kosovës menjëherë të japë informacion shtesë lidhur me ngjarjen. Janë duke hetuar dhe pritet të caktohet masa e paraburgimit për 1 muaj. Ajo që e bën me shqetësuese është që ngjarja ka ndodhur në një kopsht publik jo në privat, siç mund të ketë ndodhur më herët”, tha gazetari.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta