Dhuna në Fushë-Kosovë, aktivistja: Mos të kritikohet nëna që çon fëmijën në çerdhe
Aktivistja Neri Ferizi komentoi dhunën e ushtruar nga edukatoret në Fushe Kosovë ndaj një 3-vjeçari.
Në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania ajo tha se nuk duhet paragjykuar nëna se e ka çuar fëmijën në çerdhe.
Sipas saj nuk duhet zhvendosur vëmendja te mamaja e fëmijës, por te fenomeni shqetësues i dhunës.
“Kjo çfarë ka ndodhur s’ka ardhur aty për aty, kjo dhunë është sistematike që ndodh e shpesh herë është shtysë të vijojë. Në rrjetet sociale është kritikuar shumë nëna dhe janë kritikuar të gjitha nënat që nuk qëndrojnë në shtëpi të kujdesen për fëmijët, por dërgojnë fëmijët në çerdhe. Nuk e di nëse nëna punon, por di shumë nëna që punojnë dhe i kanë fëmijët në çerdhe, siç ka dhe nëna që nuk punojnë dhe i dërgojnë fëmijët në çerdhe. E gjithë barra bie mbi gruan që sipas mentalitetit tonë duhet të qëndrojnë në shtëpi të kujdeset për fëmijët,” – u shpreh Ferizi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta