Kishin përshtatur ambientin për tharje kanabisi, arrestohet burri, procedohet gruaja
Policia e Krujës ka arrestuar një person dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj bashkëshortes së tij me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. I., 60 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Dh. I., 51 vjeçe, të dy banues në fshatin Picërragë.
Këta 2 shtetas kishin përshtatur një ambient në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Picërragë, për tharjen e bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën rreth 3.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe disa bimë në proces tharjeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 armë gjahu, që u gjet gjatë kontrollit në banesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM