EMRI| I dënuar për atentatin e kryer në vitin 2009, arrestohet në Rinas 35-vjeçari
Është arrestuar nga Policia Kufitare në Rinas shtetasi Albert Margjoni, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit Shkodër, pasi rezulton i dënuar me mbi 6 vjet burgim, për tentativë për vrasje.
Në vitin 2009, 35-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi Emirjon Mema.
Për këtë ngjarje kriminale, Margjoni është dënuar 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“Si rezultat i verifikimit të gjenealiteteve, përpunimit të të dhënave dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, të DVP Lezhë, në hyrje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, i cili vinte nga Spanja, Albert Margjoni, 35 vjeç.
Në vitin 2009, shtetasi Albert Margjoni ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi E. M. Nga të shtënat mbeti i plagosur shtetasi E. M. 35-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës