Lufta në Ukrainë/Rama flet si kryeministër i Shqipërisë në KS: Të mbajmë përgjegjësi

20 Shtator 2023 | 17:59

Kreu i qeverisë Edi Rama i cili po drejton dhe Këshillin e Sigurimit, mbajti fjalën dhe në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë.

Menjëherë pas përfundimit të fjalës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Rama tha se bota sot ka nevojë për një ndjenjë përgjegjësie nga të gjithë në mënyrë që të përballen me sfidat e kërcënimet që po përballet planeti.

“Faleminderit Zelenski dhe tashmë do bëjë deklaratë si kryeministër i Shqipërisë. Faleminderit të gjithëve që jeni këtu. Prania e një numri kaq të konsiderueshëm personalitetesh flet vetë për rëndësinë mjaft të madhe që ka kjo çështje që po diskutohet.  Presidenti Zelenski jam mirënjohës për praninë tuaj këtu, në një moment kaq tragjik të vendit tuaj. Fjalët tuaj përkthejnë  dhimbjen e bashkë-atdhetarëve tuaj dhe përcjellin kurajon e popullit tuaj e shpresën e patjetërsueshme të kombit tuaj. Ndërkohë që bota sot ka nevojë për një ndjenjë të mprehtë përgjegjësie prej të gjithëve ne për t’u përballur me sfida e kërcënime që përballet planeti ynë. Një agresion në zemër të Europës nuk mund të jetë  vetëm problemi i Europës siç disa mendojnë apo përsërisin. Disa mendojnë se ky është një problem që i ka rënë për hise perëndimit demokratik që të merret me të. Një agresion duhet të jetë për të gjithë”-tha Edi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026