Airbnb heq 59 mijë llogari të rreme nga platforma

21 Shtator 2023 | 07:34

Llogaritë e rreme kanë rezultuar të jenë një problem i madh për kompaninë Airbnb, – e cila ofron banesa me qira për periudha të shkurtra – duke rrezikuar me ulje të numrit të konsumatorëve.

Kompania ka thënë se do të nisë përdorimin e inteligjencës artificiale për t’i luftuar mashtruesit.

Airbnb ka thënë se i ka larguar nga faqja 59 mijë llogari të rreme dhe ua ka pamundësuar 157 mijë llogarive tjera qasjen në këtë platformë.

Llogaritë e rreme dhe tarifat e larta të pastrimit kanë qenë dy prej problemeve më shpeshta që janë përmendur nëpër sondazhet e kompanisë.

Kjo kompani, me seli në San Francisko ka thënë se ka marrë ankesa se Airbnb nuk është më e përballueshme sikurse dikur.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Brian Chesky ka thënë se ndryshimet e reja kanë nisur të funksionojnë dhe se ekipi është duke planifikuar marrjen e masave tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet avioni ushtarak në Indi, 5 të vdekur dhe një i mbijetuar

Një avion transporti AN-32 i Forcave Ajrore Indiane (IAF) është rrëzuar dhe ka shpërthyer në flakë në bazën ajrore Jorhat, në Assam, në orët e...
12:43 | 13/06/2026

“U eliminua me urdhrin tim”, Trump publikon videon e momentit të shpërthimit që vrau kreun e “Tren de Aragua”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, publikoi këtë të shtunë në rrjetin e tij social “Truth” një video që, sipas tij, tregon momentin e...
08:30 | 13/06/2026

Irani: Marrëveshja me SHBA-në është pranë finalizimit, pritet rihapja e Hormuzit

Një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të ulur tensionet në rajon duket se është pranë finalizimit....
08:15 | 13/06/2026