Inceneratori i Elbasanit| SPAK jep pretencën, kërkohen 10 vite burg për Lefter Kokën
Gjykata e Posaçme do të shpallë më 5 tetor ora 13:00 vendimin për inceneratorin e Elbasanit.
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka dorëzuar në gjykatë një raport për gjendjen e tij shëndetësore që nuk është e mirë, në mënyrë që gjykata ta ketë parasysh.
Ditën e sotme ishte mbrojtja e Albtek Energy sh.p.k., avokatët e së cilës pretenduan se nuk ka kryer korrupsion për shkak se janë paguar punonjësit dhe inceneratori është ndërtuar. Avokati i kompanisë ka theksuar se është cenuar parimi i gjësë së gjykuar, për shkak të vendimit nga Gjykata e Elbasanit qe e ka pushuar çështjen.
Për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka është kërkuar 10 vite burg, që me gjykimin e shkurtuar shkojnë në 6 vite e 8 muaj.
Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK. Ndaj tij janë 2 masa ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë te Fierit.
SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 5 milionë eurosh për ndërtimin e 2 inceneratorëve.
Ndërkohë për të përfshirët e tjerë në aferën e inceneratorit të Elbasanit SPAK ka kërkuar:
- Alqi Bllako: 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
- Mirel Mërtiri: 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
- Stela Gugallja: 7 vite burg (4 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
- Klodjan Zoto: 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
- Pëllumb Abeshi: 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
- Jonida Zeqo: 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh