Marrëveshje ekstradimi me Dubain, Ministria e Drejtësisë dorëzon 3 drafte në MEPJ
Ministria e Drejtësisë i ka dërguar Ministrisë së Jashtme tre drafte për të iniciuar me Dubain marrëveshje për ekstradimin e të dënuarve, transferimin e të dënuarve dhe marrëveshje për bashkëpunim në fushën penale.
Në këtë mënyrë tentohet të zgjidhet çështja e ekstradimeve në Dubai, ku kohët e fundit është hasur në vështirësi kryesisht nga SPAK që të ekstradojë eksponentë të krimit nga Emiratet e Bashkuara drejt vendit tonë.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë kthyer së fundmi në ‘parajsën’ e kokave të krimit shqiptar, ku deri më sot janë disa persona nga vendi ynë, mes të cilëve edhe të kërkuar nga SPAK, të cilët kanë zgjedhur të strehohen në Dubai për t’iu shmangur drejtësisë.
Në janar të këtij viti ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, qe shprehur se fakti që nuk ka ende një marrëveshjeje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe, lidhet me mungesën e vullnetit nga ana e tyre.
Sipas Manjës, Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë në mënyrë të vazhdueshme Emirateve kërkesa për të arrestuar persona për llogari të vendit tonë, por nuk ekstradohen nga Emiratet.
“Instrumenti me të cilin sot kemi bashkëpunime në fushën e ndihmës juridiko-penale me Emiratet e Bashkuara Arabe është instrumenti i Konventës. Kemi tentuar si Ministri e Drejtësisë të lidhim marrëveshje dypalëshe ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe por nuk ka pasur vullnet nga Emiratet. Të gjitha kërkesat e autoriteteve të drejtësisë shqiptare për personat në kërkim që fshihen në Emirate Ministria e Drejtësisë bazuar në instrumentet e Konventës ia ka përcjellë autoriteteve gjyqësore në Emiratet e Bashkuara Arabe, por nuk kemi marrë përgjigje për këto kërkesa. Nuk mungon vullneti nga pala shqiptare sepse kemi qenë konsekuentë në kërkesat tona. I kemi përcjellë të gjitha kërkesat”, qe shprehur Manja.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur