Policia ende në ndjekje të personit që qëlloi policin, kërkimet shtrihen në 4 qytete

21 Shtator 2023 | 14:17

Edhe pse kanë kaluar disa orë nga plagosja me armë e efektivit të “Shqiponjave” Edlir Alleshi, policia është ende në ndjekje të autorit të krimit, 42-vjeçarit Klerent Bozhanaj.

Përmes një komunikate për media, policia bën me dije se kërkimet janë zgjeruar dhe në tre qytete të tjera përveç Tiranës.

Bëhet me dije se janë kontrolluar dhjetëra banesa në qytetet e Elbasanit, Durrësit dhe Vlorës.

Ndërkohë që policia i bën apel të gjithë qytetarëve që mund të kenë informacion, të raportojnë në numrat e telefonit e vënë në dispozicion. Kushdo që jep informacion që mund të çojë në kapjen e autorit do të marrë një shpërblim prej 20 mijë euro.

“DVP Tiranë falënderon qytetarët, për informacionet e dhëna deri tani, të cilat janë duke u verifikuar nga Policia. Policia kërkon vijimin e bashkëpunimit, duke ftuar qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm, që do të çojë në kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026