Kompania Regeneron: ‘Një dozë me antitrupa është efektive në parandalimin e COVID-19’
Kompania farmaceutike Regeneron tha gjatë ditës së martë se një dozë me antitrupa është efektive në parandalimin e COVID-19 te njerëzit, bazuar në rezultatet e një studimi të fundit që ka kryer vet kompania.
Doza me dy antitrupa, REGEN-COV, shkaktoi një ulje me 100% të infektimit simptomatik dhe uli afërsisht me 50% normat e infektimit, sipas të dhënave që erdhen nga analizat e 400 personave që morën pjesë, të cilët e kishin një person në familje të infektuar me Covid-19.
Kjo dozë antitrupash, REGEN-COV, është një vaksinë pasive, e cila përfshin dërgimin e drejtpërdrejtë të antitrupave të luftojnë virusin në trupin e njeriut.
REGEN-COV mund të jetë në gjendje të sigurojë imunitet të menjëhershëm pasiv për ata me rrezik të lartë të infektimit, ndryshe nga vaksinat e tjera që kërkojnë javë për të siguruar mbrojtje ka thënë kompania.
George Yancopoulos, presidenti i kompanisë farmaceutike Regeneron tha për zbulimin e këtyre të dhënave se: “Këto të dhëna tregojnë se mund të reduktohet transmetimi i virusit, dhe ngarkesa virale tek ata që infektohen.”
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant