“Rinacimento” e Arben Golemit, ekspozita e ardhshme në New York

21 Shtator 2023 | 18:01

Piktori Arben Golemi ka hapur ekspozitën e re të titulluar Rilindja duke sjellë për publikun tablotë e kryeqyteteve më të njohura në botë. Për Euronews Albania piktori i njohur flet dhe për projektet e radhës, me të cilave dhe hapjen e një ekspozitë në Nju Jork.

Paris, New York, Firenze dhe Amsterdam janë frymëzimi i radhës për piktorin dhe arkitektin Arben Golemi në ekspozitën ‘‘Rinascimento’’.

Në këtë ekspozitë Golemi sjell pasqyrime të strukturave ikonike me elemente arkitekturore për të ofruar një perspektivë unike mbi kryqëzimin e artit dhe arkitekturës gjatë Rilindjes, epokës transformuese në histori.

“Rilindja është një pjesë përbërëse e jetës tonë, dhe arkitektura artet piktura qe u zhvilluan pas rilindjes, deri në ditët tona dhe ne vazhdim do të kenë më siguri një pjesë të rilindjes”,-tha Arben Golemi.

Artisti premton se do të ketë një vazhdimësi veprash të cilat do ti shtohen kësaj ekspozite, duke mos lënë pas shumë të dashurin e tij, qytetin e Beratit.

“Për të gjithë subjektet, louvre, katedralja, gothic etj dhe qyteti im berati nuk diskutohet, është mirë që të rishikohen herë pas here nxjerrin ide të reja dhe të fitojnë vlera kualitative, do të jetë një ëkspozitë rilindja 2, rilindja 3 dhe në vazhdim”,-tha Arben Golemi.

Një prekje e lehtë mbi kanavacë dhe kupton goditjet delikate që nxjerrin në pah detajet dhe lojën e jashtëzakonshme të dritës dhe hijes që mundësojnë bojërat e vajit.

 “Pikturat me format të madh janë realizuar me vaj në kanavacë, kurse 8 nga pikturat e tjera janë vaj në letër, edhe kjo është një teknikë interesante”, tha Arben Golemi.

Artisi zbuloi për Euronews disa nga ekspozitat e tij të ardhshme.

“Padyshim që vitin tjetër në muajin prill do të jetë ekspozita ime të galeria FAB, ndërkohë do të jetë një ekspozitë bashkë me Bashkim Ahmetin në “The Armory Show” në New York”,- tha Arben Golemi.

“Rinacimento” është ekspozita e hapur në Golemi Art Gallery që na dërgon në një udhëtim vizualisht magjepsës nëpër mrekullitë arkitekturore të sjella në jetë përmes vajit në pëlhurë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026