Ministrja e Jashtme gjermane: Rusia mbetet e izoluar, në OKB u përball me kritika

22 Shtator 2023 | 10:39

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se Rusia u kritikua në Asamblenë e Përgjithshme dhe në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara, përderisa Moska vazhdon të jetë e izoluar ndërkombëtarisht për shkak të luftës kundër Ukrainës fqinje.

“Moska u përball me kritika të qarta në Asamblenë e Përgjithshme dhe në Këshillin e Sigurimit për shkak të shkeljes së vazhdueshme të Kartës së OKB-së”, tha Baerbock për agjencinë Dpa, pasi përfundoi pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Rusia mbetet e izoluar”, shtoi kryediplomatja gjermane.

Moska u përball “me kritika të ashpra kur tentoi që të vinte në dyshim deklaratat e rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm”, tha Baerbock.

Ministrja gjermane nuk komentoi nëse shteti i saj do të dërgojë raketa lundruese Taurus në Ukrainë.

Këto lloje raketash po kërkohen nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa ai po tenton që të fitojë sa më shumë armë nga aleatët për të forcuar kapacitetet e ushtrisë ukrainase.

Zelensky gjatë një takimi me presidentin amerikan, Joe Biden, e falënderoi SHBA-në për ndihmën e dërguar, duke shtuar se ato do t’i ndihmojnë në luftimet kundër forcave ruse gjatë dimrit.

Ukraina ka nisur një kundërofensivë në qershor në jug dhe lindje të shtetit. Por, kundërsulmi po shkon më ngadalë seç pritej.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026