EMRAT| Morën peng 23 emigrantë të paligjshëm për 10 mijë euro, arrestohen 3 persona

22 Shtator 2023 | 16:13

3 shtetas në Korçë kanë marrë 23 persona peng në një banesë të braktisur. Fillimisht ata janë nisur për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme dhe më pas i kanë kërcënuar duke iu hequr lirinë në këmbim në 10 mijë eurove.

Kristiano Ajasllari, 38 vjeç, Adri Levendi, 24 vjeç dhe Esli Levendi, 23 vjeç u arrestuan.

Gjatë ndjekjes një prej të arrestuarve nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, ndërsa tjetri posedonte shkop metalik në automjet.

3 automjete, 3 aparate celulare, shkopi metalik, sasi në euro dhe lekë janë sekuestruar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026