Ngrihet aktakuzë për korupsion ndaj senatorit të njohur amerikan dhe bashkëshortes

22 Shtator 2023 | 16:39

Prokurorët federalë njoftuan të premten se kanë ngritur aktakuzë ndaj senatorit amerikan Robert Menendez, një demokrat nga Nju Xhersi, dhe bashkëshortes së tij, nën dyshimin se kanë pranuar ryshfet në vlerë mijëra dollarë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Manhatan tha se Menendez dhe gruaja e tij, Nadine, akuzohen se pranuan shufra ari dhe para të gatshme në këmbim që Menendezi ta përdorte pushtetin dhe ndikimin si senator për t’i mbrojtur dhe pasuruar tre biznesmenë të Nju Xhersit.

Menendez, kryetar i Komitetit me ndikim të Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, në të kaluarën ishte akuzuar në Nju Xhersi për pranimin e fluturimeve private, kontributeve për fushatë dhe llojeve të tjera të ryshfetit nga një patron i pasur në këmbim të favoreve zyrtare, por gjykimi i tij më 2017 mbaroi pasi juria nuk arriti verdikt, shkruan REL.

Ai ka qenë pjesë e Senatit që nga viti 2006.

Menendez dhe Nadine Menendez përballen me nga tri vepra penale secili: konspiracion për të pranuar ryshfet, konspiracion për mashtrim dhe konspiracion për zhvatje.

Prokurorët do të kërkojnë që asetet e Menendezit të konfiskohen, përfshirë shtëpia e tij në Nju Xhersi, një veturë Mercedes-Benz e vitit 2019, rreth 566.000 dollarë para të gatshme, shufra ari, si dhe para nga një llogari bankare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026