Zëvendësministrja Meri Kumbe: Pandemia shkaktoi katërfish humbje ekonomike në art

27 Janar 2021 | 12:28

Arti dhe kultura mbeten një nga sektorët më të prekur të pandemisë ndërkohë që të ardhurat nga trashëgimia kulturore dhe aktivitetet artistike për vitin e fundit kanë rënë katër deri në pesë herë.

Shifrat i bëri me dije zëvendësministrja e Kulturës Meri Kumbe gjatë një interviste në Euronews Albania me gazetaren Loneta Progni.

Kumbe tha se në trashëgiminë kulturore viti 2020 pa rreth 185 milionë lekë humbje. “Një rënie prej rreth 5.6 herësh,” – u shpreh ajo duke nënkuptuar krahasimin me vitet e shkuara.

Në të ardhurat prej aktiviteteve kulturore situata është pothuajse e ngjashme me rreth 11.4 milionë lekë humbje. “Nga 15 milionë lekë të ardhura në vitin 2019 kemi rreth 3.6 milionë të ardhura në vitin 2020,” – tha Kumbe.

Gazetarja Progni e pyeti zëvendësministren për mbështetjen që i ka dhënë qeveria artistëve në këtë periudhë të vështirë. Kjo u përgjigj se qeveria ka mundësuar ndihmë ekonomike njësoj si për punonjësit e sektorëve të tjerë që janë prekur nga pandemia, mirëpo përpara ka dalë si problematikë fakti se një pjesë e artistëve punojnë me honorarë dhe pa sigurime shoqërore.

Kumbe e cilësoi këtë si situatë të ndërlikuar, pasi ligjërisht këta artistë nuk kanë mundur të përfitojnë ndihmë ekonomike dhe përfshirje në paketën e ndihmës së qeverisë. Ajo tha se nga autoritetet është munduar t’u shpjegohet situata dhe që ata “duhet të vetë-deklarohen” në mënyrë që të jenë përfitues “në të ardhmen e afërme”.

Zyrtarja e qeverisë vijoi më tej duke thënë se ministria e Kulturës ka mbështetur këtë periudhë artin me grante aktivitetesh dhe vëmendja kryesore ka qenë te përdorimi i teknologjisë si mjet përcjelljeje të artit.

E pyetur për rastin e Helidon Halitit, të cilit i është refuzuar kërkesa për të mbajtur një ekspozitë pikturash në Galerinë e Arteve, zëvendësministrja tha se përgjegjësia për aktivitetet në institucionin në fjalë i takon institucionit, “që ka dhe bord përzgjedhës për aktivitetet”. Thënë këtë ajo shtoi se për këtë problem duhet adresuar institucioni përkatës.

Lexoni gjithashtu:

Piktorit Haliti i refuzohet ekspozita, GKA: Do të organizojmë vetëm ekspozitat e planifikuara për vitin 2021

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026