Plagosi efektivin e policisë/ Klered Bozhanaj del para gjykatës

23 Shtator 2023 | 10:10

Ka nisur seanca për Klered Bozhanajn, 42-vjeçarin që plagosi efektivin e policisë Edlir Alleshi.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku gjatë ndjekjes personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur efektivi.

Pas kësaj ngjarje Boxhanaj u shpall në kërkim, në ndjekje të tij u vunë 600 trupa policie.

Gjithashtu policia ofroi 20 mijë euro për çdo individ që do jepte informacione të vlefshme për kapjen e 42-vjeçarit.

Arrestimi i Bozhanajt, u bë i mundur një ditë pas plagosjes së efektivit të policisë,në të njëjtin vend ku ndodhi edhe krimi.

Gjatë marrjes në pyetje Bozhanaj ka dhënë dëshmi kontradiktore dhe bafasuese, ku ndër të tjerat ka thënë se ishte “komandant i Pentagonit”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026