U kapën në flagrancë duke peshkuar me pajisje elektrike, procedohen 2 persona
Një 52-vjeçar dhe një 36-vjeçar janë proceduar penalisht pasi u kapën në flagrancë duke peshkuar me pajisje të cilat furnizoheshin me energji elektrike.
Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale mjetin lundrues dhe pajisjet që shërbenin për peshkimin paligjshëm.
Njoftimi i policisë
Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në kuadër të kontrolleve në liqen, me qëllim parandalimin e rasteve të peshkimit me pajisje me elektricitet, kanë konstatuar në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, një mjet lundrues në të cilin ndodheshin dy shtetas që po ushtronin veprimtarinë e peshkimit me pajisje që furnizohen me energji elektrike, të cilat janë të ndaluara për shkak të rrezikut që kanë.
Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjeti lundrues dhe pajisjet që shërbenin për peshkimin paligjshëm.
Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për shtetasit D. Y., 52 vjeç, banues në fshatin Dobraç dhe A. M., 36 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, për veprën pënale “Peshkimi i ndaluar”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet